E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City me plan t'ia rrëmbej Unitedit Januzajn

Manchester City ia ka mësyrë talentit të ri të rivalit lokal, Manchester United, Adnan Januzaj, njoftojnë mediat britanike. ‘Cizitens’ po punojnë që ta transferojmë mesfushorin 18 vjeç, të cilit i skadon kontrata me ‘Djajtë e Kuq’ në fund të sezonit.

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge u fut në lojë në minutën e 67-të të ndeshjes me Crystal Palace duke impresionuar me paraqitjen e tij, prandaj menaxheri i Unitedit, David Moyes nuk dëshiron ta humbasë atë. Mirëpo, klubi nga Old Traffordi duhet të lëviz shpejt dhe t’ia vazhdojë kontratën ish futbollistit të Anderlechtit, pasi që për të interesim serioz ka shprehur edhe Juventusi, por flitet edhe për Barcelonën.

Januzaj bëri një fazë përgatitore para sezonale të shkëlqyeshme, duke e bindur trajnerin Moyes që t’ia japë rastin edhe në kampionat. Ish trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson e konsideronte Januzajn talent të madh dhe të ardhme të Manchester Unitedit. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›