Samsung lancon orën e zgjuar dixhitale
Kompania Samsung e ka zbuluar prodhimin e saj të ri, orën digjitale e cila duket se ka troditur themelet e rivalëve.
Ora Galaxy Gear mund të veproj si një pajisje shtesë për telefonat celularë, duke u dhënë sinjale përdoruesve për mesazhet dhe thirrjet telefonike.
Përdoruesit mund të bëjnë thirrje pa e nxjerrë telefonin e tyre. Kjo orë edhe mund të fotografoj. Ky zbulim u bë së paku disa javë para se një prodhim i tillë pritet të paraqitet nga kompania rivale Apple.
Ajo kushton rreth 220 euro e ndërsa analistët e tregut thonë se mbi pesë milion ora Galaxy Gear mund të shiten deri vitin e ardhshëm. Megjithatë ka edhe nga ata që janë duke pritur edhe produktin e Sony apo Apple.