Sanchez i jep Urdhrin e Meritës Civile Francesca Albaneses, raportueses speciale të OKB-së për Palestinën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, i ka akorduar Urdhrin e Meritës Civile Francescës Albanese, raportueses speciale të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Palestinë, për angazhimin e saj të vazhdueshëm gjatë “luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza”.
Albanese ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të luftës së Izraelit në Gaza, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës ndaj popullit palestinez.
Sánchez është shfaqur si një nga kritikët kryesorë evropianë ndaj luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, si dhe luftës së Izraelit në Gaza, duke i cilësuar të dyja si të paligjshme dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Ai ka kërkuar një embargo të armëve në nivel të Bashkimit Evropian ndaj Izraelit, ka njohur shtetin palestinez dhe ka refuzuar përdorimin e bazave ushtarake spanjolle nga forcat amerikane për operacione kundër Iranit.
/rtsh.al/