E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sandra Bullock fal Jesse James?

Sandra Bullock duket se ka bërë gabimin më të madh të jetës së saj.

Burimet thonë se fituesja e çmimit Oskar ka vendosur që të ndaloj planet për divorc – pasi e ka falur burrin e saj tradhtar Jesse James, thuhet në raportet më të reja të medieve amerikane.

Tabloidi “National Enquirer” ka thënë se Bullock e ka marrë në konsideratë lidhjen me Jesse – i cili ka pasur lidhje me gra të ndryshme – duke bërë kështu një ndryshim dramatik në ndjenjat e saj, sidomos pas kalimit të kohës në New Orleans dhe adoptimin e një fëmijë që e pagëzoj me emrin Louis.

Sandra kishte dorëzuar divorcin me 23 prill duke kërkuar rreth 250 milion dollarë pasuri nga kjo ndarje, shumë kjo që parkon me pasurinë e producentit Jesse.

Mirëpo, tani ajo ka rishikuar planet e saj.

“Ajo ka ndaluar së menduari për këtë”, tha një mik i saj. “Ajo po mendon për ta falur Jesse’in”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›