Beckenbauer kritikon Francën

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer ka kritikuar ekipin e Francës vetëm një javë pas sulmit ndaj Anglisë.
Në kolumnen e tij për një të përditshme nga Afrika e Jugut, ish kapiteni i Gjermanisë dhe fituesi i Kampionatit botëror tha: “Të gjithë duket se e kanë kuptuar se diçka shkoi gabimisht në ekipin e Francës pas humbjes 2-0 nga Meksika. Të gjithë në ekip dukej sikur luanin për vete.
Ekipi ishte i pajetë”. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e tyre të parë në Grupin A kundër Uruguait, Trekolorët u mposhtën 2-0 nga Meksika, ndeshje e cila u përcoll me përjashtimin nga ekipi të sulmuesit Nicolas Anelka, pas kritikave që i kishte bërë në adresë të selektorit Raymond Domenech pas përfundimit të pjesës së parë të takimit. Ndërsa Beckenbauer shkaktoi polemika javën e kaluar kur kritikoi Anglinë për mënyrën e tyre të lojës në barazimin 1-1 me SHBA-në.
Por, pas barazimit tjetër të Anglisë 0-0 me Algjerinë, ai tha: “Nuk do të kritikoj Anglinë kësaj radhe sepse të gjitha ekipet e mëdha kanë bërë hapa mbrapa”.