Sandri qetëson doktorin që imitonte shokun Enver duke përqeshur ushtarëtNga Antena brenda familjesDje Sandri ishte i shqetësuar për doktorin. Një ditë më parë nuk iu duk mirë. I përsëriste vazhdimisht: “Ku je ti Sandër?”, edhe pse Sandri i tha dhjetë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri qetëson doktorin që imitonte shokun Enver duke përqeshur ushtarëtNga Antena brenda familjesDje Sandri ishte i shqetësuar për doktorin. Një ditë më parë nuk iu duk mirë. I përsëriste vazhdimisht: “Ku je ti Sandër?”, edhe pse Sandri i tha dhjetë herë rresht që ishte në makinë dhe po shkonte në Golem. Kur e mori vesh që dhe Fevziu kishte ikur nga Tirana, e humbi fare. Se ç’filloi të fliste përçart dhe Sandrit nuk i pëlqeu fare.
Vendosi ta marrë në telefon për t’i dhënë zëmër.
- ǒkemi ndonjë të re nga zyra? ǒthonë ata rojet? Sa vetë kanë ngel natën jashtë mbrëmë? Më thanë që vetëm Rama më nja 5 deputetë ishte.
- Sandër, ka pasur disa, po jo shumë d.m.th. Këta rojet thonë që këndonin një këngë të çuditshme pa vegla muzikore d.m.th, dhe këtu në raport ma kanë shkruar që ata nuk kishin orkestër, ngaqë ne nuk ua lejuam.
- Jo mo doktor, ia fusin kot, do jetë ndonjë servil, se ata që këndonin ishin lebër, ata ashtu këndojnë, pa muzikë, se këndojnë polifoni.
- Dakord Sandër, dhe kështu mund të jetë, po ti e kupton se rojet janë të gjithë nga Tropoja dhe s’kanë dëgjuar polifoni. Ke të drejt d.m.th., dhe ashtu mund të jetë.
- Ashtu është mo, se më thanë gazetarët mua. Po ndonjë gjë tjetër ça thonë?
- Sandër, kemi vënë një përgjues aty që deri në 800 metra ku ka sheshpamje, regjistron gjithë bisedat. Këta thonë që kap frekuencat e zërit të atyre personave që ne i kemi futur në kontroll. Në fakt deri tani s’ka ndonjë gjë interesante Sandër. Këta demokristianët janë më të rrezikshëm.
- Pse, ç’kanë bërë ata?
- Sandër, shiko, ata vijnë nga PD dhe ata s’kanë shumë frikë. Ata janë futur një herë në Kryeministri më 14 shtator dhe me dashtë futen për 5 minuta. Ata i kam frikë me thënë të drejtën. Ndaj duhet të dal një herë vetë sot, por të shikoj si është puna, se mos më bllokojnë rrugën.
- Shiko doktor, bëje si Fatos Nano. Nano shkonte në punë në orën 2 pasdite, po në orën 9 çonte makinat bosh që hynin në Kryeministri. Dhe ti bëj një provë. Të hyjë një herë eskorta bosh. Po s’pati incidente, pastaj shko me një makinë private. Ja të nis unë makinën time dhe futu me të nga pas, se andej s’ka njerëz.
- Mirë Sandër, ashtu po e bëjmë. Ku je ti Sandër… se harrova?
- Erdha doktor, këtu jam, për një orë jam në zyrë.
Pas një ore doktori hyri në zyrë. Arriti dhe Sandri. Duhet të bënin një plan se ç’duhet të bënin.
- Unë them të shkosh të përurosh ndonjë rrugë sot, - tha Sandri.
- Sandër, si shumë rrugë u bënë. Duhet bërë ndonjë gjë që të ndjellë fat. Shiko, kam një rrugë për te Sari Salltëku i Krujës, vend i shenjtë bektashinjsh. Të shkoj atje, se duket si bamirësi.
- Po mirë e ke menduar, shko atje dhe ktheju një përgjigje.
- Mirë e ke Sandër, - tha i çliruar doktori.
U çua në këmbë që më në fund gjeti një zgjidhje dhe po sillej vërdallë në zyrë. Iu afrua dritares. Pa nga turma. Një e rrëqethur e lehtë i kaloi nëpër trup, kur pa mijëra njerëz ende te çadra. U mallëngjye dhe po shikonte gjithë adhurim. Njerëzit filluan të shikojnë nga dritarja dhe ai për një moment u hutua i gjithi. Ngriti dorën dhe filloi t’i përshëndesë. Pastaj qeshi me vete, ngriti dy gishtat, u afrua dhe më shumë dhe për pak nxori trupin nga dritarja.
Sandri iu afrua nga pas dhe e tërhoqi.
- Boll, - tha, - se egërsohen, se nuk janë të tutë, janë të atij të gjatit.
- Sandër, shiko, mirë, dakord, po ata njerëz d.m.th., ti kisha unë kaq njerëz Sandër, shiko, ke të drejtë d.m.th., po jo, ata nuk e kanë mirë, sidoqoftë Sandër, ata janë heronj.
U kthye rrëmbimthi prapa t’i përshëndeste dhe një herë. Sandri kishte ulur ndërkohë grilën dhe ai s’pati mundësi. E uli në kolltuk. Po dridhej i tëri nga emocionet. Filloi të qeshte me vete. Në fillim pak se ç’pëshpëriste, pastaj pak më shumë, derisa iu bë një e qeshur e fortë. Sandri shtangu për një moment. Nuk dinte ç’të bënte. Kishte frikë se mos përmendej papritur dhe ai ishte dëshmitar i asaj skene që mund t’i kushtonte.
Nuk dinte si të dilte pak jashtë, derisa të qetësohej. Kur e pa se ai po qeshte ende me vete dhe po bënte prova si të përshëndeste njerëz me gishta, doli jashtë i tromaksur. Në korridor iu shfaq Lul Basha.
- Ça ndodhi? - tha.
- Lul, mos hyr, sa të qetësohet, se nuk është mirë, - i tha.
- Pse, çfarë ka? - tha Luli.
- Është bërë si shoku Enver që u nxirrte gjuhën ushtarëve dhe i përqeshte duke vënë të dy duart te veshi.
Luli nuk foli, por ishte bërë i verdhë. Hynë pas pak të dy.
- Sandër, ku ishe Sandër? - i tha doktori.
- Ja, dola pak një minutë se fola në telefon. Si e le për sot?
- As Enver Hoxha s’i hap dot kutitë Sandër, që ishte burrë shteti, jo këta. Këta i shkel me këmbë unë, ha.. ha.. ha. Dhe filloi të qeshte sërish me vete dhe bënte prova me gishta.
- Sa njeri i madh që është! - iu kthye Basha Sandrit. - Dhe në këto momente të vështira i jep kurajë vetes dhe qesh me vete.