Saninno në Tiranë, takimi i parë, me Topin
TIRANE- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino pritet te mberrije sot ne Tirane.
Sipas axhendes se vizites, takimi i parë do të jetë ai me presidentin e vendit, Bamir Topi, ndersa me pas do te takohet edhe me krere te tjere te larte te vendit.
Mesohet se tema kryesore e diskutimeve e zotit Sannino do të përqëndrohet në situatën politike paszgjedhore dhe procesin e integrimit evropian.
Nderkombetaret kane theksuar ne vazhdimesi se ky proces zgjedhor eshte vleresuar si shume i rendesishem per rrugen integruese te vendit.
Vizita e Sannino paraprin viziten e Presidentit te Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, qe kane njoftuar tashme viziten e tyre ne vendin tone. Ata pritet te vijne me 20 maj dhe sigurisht mendohet qe ne qender te takimeve do te jete situata paszgjedhore.