E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ bllokon rezultatet per Bashkine e Tiranes

TIRAN- Ne menyre krejt te papritur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka prodhuar nje vendim per rishqyrtimin e te gjitha fleteve qe jane hedhur ne kutine e gabuar. Ne thelb vendimi parashikon qe fletet e votimit per kryetar Bashkie te Tiranes te cilat jane hedhur gabimisht ne kutite e votimit per kryetar njesie apo per keshillat bashkiake te merren si te vlefshme dhe te jene pjese e rezultatit te pergjithshem per kreun e Bashkise se Tiranes.

Ne kete rast KQZ-se po i kerkohet qe te ushtroje detyrat e saj edhe si KZAZ e madhe e 11 minibashkive te Tiranes. Nese kjo ndodh atehere ne Tirane duhet te rishqyrtohen edhe nje here te gjitha votat.

Deri me tani keto flete votimi jane cilesuar si te pavlefshme nga te gjitha KZAZ-te por dy ditet e fundit perfaqesuesit e djathte kane bere kontestimet perkatese. Sipas KQZ-se KZAZ-te me nr 46 48 49 51 53 54 e 55 kane paraqitur nje kerkese per vleresimin e votave qe gjenden ne kutine e gabuar. KZAZ 55 ka konstatuar se ne 11 kuti votimi per kryetarin e minibashkise jane gjetur flete votimi per kryetarin e bashkise. I njejti fakt eshte pohuar edhe nga KZAZ-te e tjera- thuhet ne projekt-vendim.

Sipas tij keto KZAZ e kane mbyllur procesin e numerimit per kryetarin e bashkise dhe per pasoje nuk mund te nderhyjne ne rezultat. Por nga ana tjeter KQZ-se. si KZAZ e madhe Tiranes i kerkohet te beje pasqyrimet perkatese ne tabelen permbledhese te rezultatit.

KQZ ne mbeshtetje te nenit 123 te Kodit Zgjedhor ne hartimin e tabeles permbledhesee te votave per njesine zgjedhore Bashkia Tirane ka kompetencen e KZAZ-se. Nisur nga fakti se KZAZ ka kompetencen e vleresimit te fleteve te votimit per QV-te nen juridiksionin e saj ne rastin e Bashkise se Tiranes kete kompetence e ka KQZ.

Komisioni duhet te vleresoje keto flete votimi dhe te vendose se per cilin prej kandidateve apo subjekteve per bashkine e Tiranes do te llogariten keto flete votimi- thuhet ne projektvendimin e KQZ-se. Sipas tij i gjithe rivleresimi mund te behet vetem pasi te kete mbaruar procesi i numerimit te votave per njesite bashkiake.

Por permes ketij vendimi KQZ pezullon hartimin dhe miratimin e tabeles perfundimtare te rezultateve per bashkine Tirane. Me pak fjale KQZ bllokon procesin per shpalljen e kryetarit te bashkise se Tiranes deri pas rivleresimit te votave te kontestuara. Keto vota ndodhen brenda kutive te votimit dhe KQZ duhet te hape kutite per te bere vleresimin e tyre.

Kronologjia e mbledhjes
- Nis mbledhja e KQZ me rend dite miratimin e aktit per tabelen permbledhese te njesise 5.
- Arben Ristani ndryshon rendin e dites dhe paraqet vendimin per rivleresimin e votave
- Kundershton PS permes perfaqesuesit ligjor Genci Gjoncaj Si ka mundesi qe behet kjo kur ne jemi mbledhur per tabelen permbledhese te njesise 5. Ky eshte akt kriminal
- Arben Ristani 5 KZAZ kane paraqitur shqetesimi per fletet e pavlefshme kerkojne nga KQZ qe ti jape zgjidhje ketij problemi
- Gjoncaj KZAZ jane autoriteti perkates. Kane shpallur nje rezultat dhe atyre u ka perfunduar detyra. Ata kane mbaruar detyren dhe nuk kane pse nisin keto kerkesa. Per bashkine e Tiranes KQZ eshte autoriteti pergjegjes per rezultatin. do devijim do te ishte shume i demshem dhe i rrezikshem. Zoti Ristani mos guxo te certifikosh rezultatin se eshte nje akt kriminal. Pse nuk e bere kete akt perpara se te dilte rezultati. Mos merrni pergjegjesi qe do te rendojne ne ndergjegje dhe penalisht ndaj jush.
- Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi Ne u mblodhem per njesine 5 dhe tani po humbasim kohe me shkresat e KZAZ-ve.
- Perfaqesuesi i PD-se ne KQZ Njazi Kosovrasti Jemi ne nje linje presioni dhe dhune. Procesi ishte sipas standardeve dhe do te vijoje perseri sipas standardeve. Nese ka kundershtim drejtojuni kolegjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›