Sanksionet ndaj Rusisë, Greqia ndalon një anije çisternë ruse që transportonte naftë

Autoritetet greke kanë kapur një cisternë ruse në brigjet jugore të ishullit grek të Evia, raporton CNN.
Zëdhënës i Ministrisë së Çështjeve Detare dhe Politikave Ishullore të vendit tha të martën se autoritetet greke kanë kapur një cisternë ruse në brigjet jugore të ishullit grek të Evia,
“Pegas, cisterna e naftës së papërpunuar që lundronte nën flamurin rus me 19 anëtarë të ekuipazhit rus në bord u kap në afërsi të qytetit Karystos më 15 prill si pjesë e sanksioneve të fundit të Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësi.
Ata shtuan se autoritetet konfiskuan anijen, por jo ngarkesën e saj të naftës, dhe ministria nuk mund të jepte detaje të mëtejshme në këtë pikë.
/rtsh.al/