E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelanda e Re njofton sanksione shtesë ndaj institucioneve financiare ruse

Zelanda e Re ka vendosur sanksione të reja kundër më shumë se një duzinë subjekteve financiare ruse, përfshirë bankën qendrore të vendit,  raporton CNN.

Ministrja e Jashtme Nanaia Mahuta  tha në një deklaratë të martën se “Sanksionet synojnë 18 organizata financiare që supozohet se financojnë pushtimin rus të Ukrainës dhe që përbëjnë rreth 80% të totalit të aktiveve bankare të Rusisë”, tha ajo.

“Këto sanksione janë krijuar për të imponuar një kosto ekonomike dhe politike. Me këtë raund të fundit sanksionesh, Zelanda e Re po i bashkohet vendeve në mbarë botën që kanë vendosur dënime të rënda ndaj Presidentit Putin dhe sistemit që financon pushtimin e tij të paligjshëm”, shtoi Mahuta.

18 organizatat e saposanksionuara janë: Alfa-Bank, Bank Rossiya, Bank Otkritie, Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Rindërtim, Banka Qendrore e Federatës Ruse, Banka e Kreditit e Moskës, Gazprombank, GenBank, Banka e Kursimeve Industriale, Novikombank, Rusia Agriculture Banka, Banka Kombëtare Tregtare Ruse, Fondi i Investimeve Direkte Ruse, Sberbank, Sovcombank, SMP Bank, Vnesheconombank, VTB.

Gjatë muajit të kaluar, Zelanda e Re ka lëshuar një sërë sanksionesh kundër subjekteve dhe individëve rusë, duke përfshirë kundër presidentit rus Vladimir Putin, anëtarëve të këshillit të tij të sigurisë, politikanëve, oligarkëve dhe liderëve ushtarakë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›