Sanksionimi i nivelit maksimal te borxhit ne Kushtetute
Ideja e deputetit socialist Ben Blushi për sanksionimin e nivelit maksimal të borxhit me kushtetutë gjen mbështetjen edhe nga disa prej eksperteve të ekonomisë.
Ardian Civici thotë se kjo nisëm mund të aplikohet edhe në Shqipëri por gjithmonë duke gjetur konsensusin politik. Përcaktimi i nivelit maksimal të borxhit në kushtetutë është aprovuar edhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.
Sipas Civicit, kjo nisëm do të rriste stabilitetin ekonomik pikërisht në këtë periudhë krize ekonomike me të cilën po përballet
eurozona.
Shqipëria e ka të vendosur në ligjin e buxhetit nivelin maksimal të borxhit që nuk duhet të kalojë nivelin 60 perqind. Thënë më thjeshtë, sa herë Ministra e financave harton buxhetin për vitin pasardhës, përcakton nivelin e borxhit që merret kryesisht për investime duke parashikuar që ky nivel të mos kapërcehet.
Por vendosja e tavanit të borxhit në kushtetutë do të detyronte qeverinë që në cfarëdo lloj rrethane mos të kalonte këtë nivel pasi do të quhej shkelje e kushtetutës. Aktualisht borxhi publik është në nivelin e afro 59,5 përqind, shumë afër pikës maksimale, nivel ky që ka qenë pothuajse konstant gjatë dy viteve të fundit.