Konfindustria: Industria vuan nga mungesa e likuiditetit

Sektori industrial në vend vuan mungesën e likuiditetit. Kjo bëhet e ditur në një raport ku Konfindustria, ka përgatitur për 9 mujorin e vitit 2011 krahasuar kjo me të njëjten periudhe të vitit 2010 për gjendjen e sektorëve industrial të vendit.
Mbështetur në të dhënat e ardhura nga grupet e industrive, të ndara sipas sektorëve kryesore, arrihet në përfundimin se gjendja e prodhimit industrial në vend në vija të përgjithshme është e njëjtë me 9 mujorin e vitit 2010 me veçori kryesore vazhdimësinë e mungesave të likuiditetit. Ndërkohë kryesisht në sektorët, që prodhojnë për eksport janë vënë re shenja përmirësimi gradual krahësimisht me vitin 201 dhe sidomos me 2 vitet pararëndëse(2008-9).
Një sërë sektorësh të industrisë kanë pësuar rënie të fitimit dhe kjo si pasojë e dobësimit të lekut kundrejt dollarit, euros dhe si pasojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para. Disa prej sektorëve që kanë pësuar ulje të konsiderueshme të fitimit janë:
- industria e miellit dhe nënprodhimeve të tij
-industria e mishit dhe nënprodhimeve të tij
- industria e prodhimit të qumështit dhe nënprodhimeve të tij
Gjithashtu ulje të shitjeve dhe si rezultat edhe i fitimeve ka pasur edhe në sektorët e industrisë ushqimore. Ndërkohë që raporti vëren se ndërtimi vazhdon të jetë në ngërç dhe kjo pasi në sektorët industriale të lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me sektorin e" ndërtimit" vihet re me shqetësim dhe një shkallë e lartë e vonesave të pagesave nga të tretët/porositësit për volumet e prodhimeve të kryera. Sipas Konfindustrisë këto problem hasen në sektorët e industrisë së rëndë si :
- industria e prodhimit të energjisë elektrike
- industria e prodhimit të naftës
- industritë e prodhimit të mineraleve
- industria e prodhimit të çelikut
Këto sektorë kane patur tregues të qëndrueshëm të shitjeve dhe fitimit në 9 mujorin e vitit 2011 krahësimisht 9 mujorin e vitit 2010 si pasojë e vazhdimit të qëndrueshmërisë së kërkesës nga tregjet ndërkombëtare për lëndë të para dhe çelik. Gjithashtu qëndrueshmëri të fitimeve përcaktohet të ketë pasur edhe sektori fason për industritë "fason"( kryesisht këpucë, tekstile) kryesisht si pasojë e një kërkesë të shtuar nga tregjet ndërkombëtare si pasojë e rënies së ndjeshme të ofertës nga vendet e Afrikës së Veriut.