E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sannino ne Tirane per te verifikuar 12 prioritetet

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino është takuar me kryeministrin Sali Berisha, i cili ka shprehur angazhimin e mazhorancës për rëndësinë e padiskutueshme të respektimit, me vullnet të mirë politik, të shtetit të së drejtës, Kushtetutës dhe zbatimit të ligjit, si kusht për progresin e vendit dhe integrimin e tij evropian.

Ndërsa, pas takimit me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, Sannino paralajmëroi një rrugëtim të gjatë të Shqipërisë drejt familjes europiane, kur u pyet nga Top Channel se cilat janë shqetësimet e Brukselit në rrugën që po ndjek vendi ynë në plotësimin e 12 prioriteteve.

"Miratimi i planit të rishikuar të veprimit për plotësimin e prioriteteve do të shërbejë si një bazë e mirë për punën në të ardhmen, për t’u fokusuar në disa Është akoma një rrugë e gjatë përpara, por është plotësisht e mundshme

Stefano Sannino
prioritete kyçe, gjë e cila do të ndikojë në krijimin e një klime të mirë për të forcuar dialogun politik në vend. Është akoma një rrugë e gjatë përpara, por është plotësisht e mundshme", tha Sannino.

I shoqëruar nga kreu BE-së në Tiranë dhe ministria e Integrimit Majlinda Bregu, zoti Sannino ka zhvilluar edhe një takim në Komisionin Parlamentar të Integrimit Europian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›