E Shtunë, 31 Tetor 2026

X Factor javen e ardhshme faza Bootcamp

X Factor Albania vjen sot në mbrëmje në televizionin Klan me audicionin e fundit. Do të jetë qyteti i Tiranës, në të cilin konkurojnë talente nga kryeqyteti por edhe Kosova e Maqedonia. Juria e përbërë nga Pandi Laço, Juliana Pasha dhe Alban Skënderaj këtë herë do të ketë sërish të ftuar special këngetaren, Besa Kokëdhima.
Ky është audicioni i fundit, ndërsa javës tjetër do të vijojë faza “Bootcamp”, ku nga 150 fituesit e audicioneve vetëm 31 konkurrentë do të marrin miratimin e jurisë për të vazhduar garën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›