E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanremo – këngët që festivali nuk i vlerësoi, por publiku i ktheu në hite

TIRANE, 1 mars, ATSH/ Edicion pas edicioni, Festivali i Sanremo-s ka treguar se jo gjithmonë juritë a televotimet arrijnë të parashikojnë se cila këngë do ti rezistojë kohës. Shpesh, brenda natës finale, disa prej interpretimeve më të rëndësishme kanë kaluar pa bujë, por më pas kanë gjetur publikun e tyre dhe janë kthyer në hite të muzikës italiane.

Në këtë listë hyjnë artistë që sot konsiderohen ikona, por që në momentin e pjesëmarrjes në festival nuk morën vlerësimin që meritonin.

Disa prej këngëve që Sanremo nuk i kuptoi në kohë:

  • “Un’avventura” – Lucio Battisti (1969)
  • “Almeno tu nell’universo” – Mia Martini (1989)
  • “E dimmi che non vuoi morire” – Patty Pravo (1997)
  • “Vita spericolata” – Vasco Rossi (1983)
  • “Cosa resterà degli anni ’80” – Raf (1989)
  • “Gianna” – Rino Gaetano (1978)
  • “La verità” – Mango (1985)
  • “Donne” –Zucchero (1985)

Përtej rezultateve të festivalit, koha ka treguar se publiku mbetet gjykatësi më i drejtë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›