E Shtunë, 31 Tetor 2026

Santos fiton kupën e Brazilit

Santos ka fituar Kupën e Brazilit. Ekipit Vitoria di Bahia nuk i ka mjaftuar fitorja 2-1 në finalen e kthimit që është mbajtur në Salvador di Bahia.

Ekipi fitues kishte mposhtur rivalin në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0 dhe tani do të debutojë vitin e ardhshëm e Kupën e Libertadores.

Ndeshja shënoi edhe fundin e huazimit për 6 muaj të Robinho nga Mancester Siti tek Santos.

Në këtë pikë, lojtari brazilian do të kthehet në Angli, edhe pse do të preferonte të zgjaste qëndrimin në Brazil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›