E Shtunë, 31 Tetor 2026

Havier Maskerano, më pranë transferimit tek Interi

Mesfushori

Mesfushori Havier Maskerano është gjithmonë e më pranë transferimit tek Interi. Sipas së përditshmes italiane, “Corriere dello Sport”, drejtuesi i Liverpulit, Eduardo Masia, ndodhet në Itali për të diskutuar me përfaqësuesit zikaltër rreth blerjes së lojtarit argjentinas, i cili dëshiron të bashkohet me trajnerin Rafa Benitez në radhët e kampionëve të Europës. Megjithatë, përpara se Maskerano të largohet nga “Anfilld Roud”, anglezët synojnë të gjejnë zëvendësuesin e tij në mesin e fushës. Kandidati kryesor për këtë post është danezi i Juventusit, Kristian Poulsen, i cili kushton rreth 6 milionë euro. Pak ditë më parë, menaxheri i Poulsen kishte deklaruar se lojtari i tij do ta pranonte me kënaqësi transferimin në Premier League, edhe për faktin se te Liverpuli ai do të gjente Roi Hodgson, trajnerin me të cilin ka punuar 10 vjet më parë te Kopenhagen. Maskerano pritet t’i kushtojë Interit nga 20 deri në 25 milionë euro. Marko Branka do ta shfrytëzojë takimin për argjentinasin që të flasë edhe rreth Dirk Kuijt, i cili kërkohet nga Benitez.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›