Sara kunder K.Ronaldos Eshte nje egoist

Eshte nje egoist dhe individualist ne fushe. Keshtu e pershkroi Kristiano Ronaldon gazetarja e famshme sportive spanjolle Sara Karbonero e fejuara e portierit te Realit te Madridit Iker Kazijas. Bukuroshja nuk i kurseu kritikat ndaj yllit portugez duke e fajesuar ate. Gjate nje transmetimi ne kanalin televiziv Tele 5 Karbonero e akuzoi per egoizem CR7. Eshte egoist dhe individualist ne fushe ka qene gjithmone keshtu - deklaroi gazetarja. Fakti qe e blene per 96 milione euro nuk do te thote se do ta falin per ato qe nuk i ben mire - shpjegoi Karbonero. Fjale te embla perkundrazi nga Sara per Hoze Murinjon. Eshte nje trajner qe pershtatet shume mire ne dhomat e zhveshjes. Shqetesohet shume per lojtareve dhe e di se cfare i mungonte Realit te Madridit.
Feste speciale per nder te oktapodit Paul
Feste speciale per oktapodin me te famshem ne bote. Marina di Kampo ne ujerat e te cilit u peshkua oktapodi Paul i njohur boterisht per parashikimet e tij ne Boterorin e fundit tete parashikime te sakta me rastin e gashte muajve te jetes se tij i dedikoi nje feste. Komuna e Kampos ne Elbe kujton se oktapodi qe jeton ne Oberhausen te Gjermanise u peshkua nga Varena Bartsh 22-vjecarja gjermane e cila ishte e pranishme ne feste per te deshmuar edhe qytetarine e vertete te Paulit.
Historia e pabesueshme e Apula Edelit
Ne kronikat sportive zuri vend si nje protagonist i madh per shkak te pritjeve te shkelqyera ne ndeshjen e Liges se Europes kunder Seviljes por pa luajtur me identitetin e tij te vertete. Kjo eshte historia e portierit te Paris Sen Zhermenit Apula Edel ose te pakten emrit qe ai mbante. Por ish-menaxheri i tij Nikolas Filibert i cili kerkonte 30 mije euro nga lojtari i tij zbuloi se dokumentet qe mbante zoteronte lojtari ishin false. Emri i vertete i portierit ishte Ambruaz Bejamena plus dyshimeve per moshen e tij. Lajmin e dha gazeta javore franceze Le 10 Sport. Sevilja qe doli e humbur nga sfida me formacionin francez me rezultatin 0-1 kerkoi reklamimin e ndeshjes dhe fitoren ne tavoline.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure 22 Shtator 2010