E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarajevë, sot ministeriali BE-Ballkan Perëndimor

Mbahet sot Ministeriali i Sarajevës, një takim ku do marrin pjesë ministrat e Jashtëm nga vendet e BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të NATO-s dhe OSBE-së. Në takim pritet konfirmim i perspektivës evropiane.
Pritet që në Ministerialin e Sarajevës të vlerësohen përparimet e vendeve të Ballkanit në rrugën drejt integrimit europian.
Takimi i Sarajvës, i organizuar nga Presidenca Spanjolle me mbështetjen e Bashkimit Europian do të shënojë 10-vjetorin e Samitit të Zagrebit të 25 nëntorit 2000, ku u prezantua Procesi i Stabilizim Asociimit dhe perspektiva europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta u nos dje për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë që do zhvillohet në Sarajevë.
Në takim pritet të miratohet parimisht edhe marrëveshja e bërë publike pak ditë më parë nga Komisioni Europian për heqjen e vizave mes Shqipërisë e BE-së.
Brenda muajit korrik pritet që ekspertë të KE-së të verifikojnë plotësimin e 3 kushteve nga Shqipëria dhe më pas vendimi të miratohet në PE dhe Këshillin e BE-së.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i barabartë i Kosovës me shtetet e tjera në Sarajevë është njohje unanime ndërkombëtare për vendin.

Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skender Hyseni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›