E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda po vuan prej katër ditësh mungesën e energjisë

Edhe pse është kulmi i sezonit dhe kryeministri ka folur me superlativa për mbi 400 mijë turistë më shumë, qyteti i Sarandës po vuan nga problemi i mungesës së dritave. Prej katër ditësh, vendi ku pretendohet të bëhet turizmi elitar në Shqipëri, ka pasur probleme me dritat.

Ndërprerja e vazhdueshme e pa ndonjë orar e dritave ka qenë shqetësim i madh përgjatë këtij sezoni turistik. Për shkak të ankesave gjithmonë e në rritje, qeveria reagoi ndaj kompanisë CEZ, duke i kërkuar asaj që të mos ndërpresë dritat në zonat turistike. Madje disa media thanë se qeveria u tregua shumë e ashpër me deklaratën ndaj CEZ. Por asgjë nuk ndodhi dhe problemi me dritat vijon të jetë i njëjtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›