E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Saranda, turizëm të integruar me bashkitë fqinje të Greqisë

 

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma priti në një takimit në  zyrën e tij, Konsullin e Përgjithshëm të Konsullatës së Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.

Turizmi ishte në fokus të diskutimit që zhvilloi Gurma me diplomatin grek Sacharidis.

Mes tyre u bisedua për veçoritë dhe pritshmëritë për sezonin turistik të këtij viti, mbi projektet e përbashkëta me fokus turizmin e sidomos për mundësitë e reja që hap turizmi pa kufij territorialë, duke i dhënë hapësirë idesë dhe praktikës së turizmit të integruar me bashkitë fqinje.

Gjatë takimit u vlerësua se hapi i parë është hedhur, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit mes Bashkisë së Sarandës dhe asaj të Finiqit.

Kryetari Gurma tregoi se të dyja bashkitë gjenden tani në procesin e organizimit të një konference me fokus turizmin e integruar, ku do të ftohen t’i bashkohen Memorandumit të Bashkëpunimit edhe bashki të tjera të rajonit jugor, me dëshirën dhe vizionin për të përfshirë më tej edhe bashki fqinje nga vendi fqinjë, Greqia.

Kreu i bashkisë së Sarandës Gurma, falenderoi konsullin grek Sacharidis, për dhurimin e një sasie materialesh sanitare për bashkinë e Sarandës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›