Saranda, turizmi dhe planet për sezonin 2021

Saranda do u shfaqet ndryshe vizitorëve vitin e ardhshëm, me një panoramë krejt të ndryshme, pasi po merr një natyrë tjetër, me gjithë investimet që po kryhen në të. Kjo do të ndikojë që sezoni i ardhshëm të jetë më i suksesshëm. Nga të dhënat e portit sipas kryetarit të Industrisë së Turizmit Arben Çipa, bëhet fjalë se disa kompani kanë konfirmuar mbërritjen në port diku te 80 krocere.
‘‘Qoftë me codiv-19 qoftë pa covid-19 Saranda do t’i paraqitet vizitorit për vitin që vjen, me një portret krejt të ri .Saranda në lidhje me infrastrukturën po bën një investim mëse serioz, një investim që i ka munguar dhe një investim qe i duhet.Në lidhje me bulevardin e Sarandës që është ajo çka edhe identifikohet Saranda po zgjerohet, po trefishohet në sipërfaqen e vet,po merr një natyrë tjetër, është një shëtitore e cila i përket kohës dhe padyshim bën lidhjen e dy segmenteve të cilat kishin një ndërprerje në mes , pra do te jetë një shëtitore tani dyfish më e gjatë. Kemi portin e Sarandës ku punohet në këto momente për thellimin e tij, pasi nga informacioni më i freksët që kam, bëhet fjalë se disa kompani kanë konfirmuar prekje në portin e Sarandës për vitin e ardhshëm diku në 70 me 80 krocere të kapaciteteve të ndryshme dhe kjo është një shenjë shumë e mirë për ne, se fillon e ringjallet kjo industri . Mos harrojmë, se në Sarandë filloi të bëhet traditë pak a shumë edhe prekja e portit nga jahtet, të cilët vijnë për arsye të ndryshme. Pra ,Saranda identifikohet tashmë si një destinacion multifunksional, qoftë nga anë e detit, qoftë nga anë e tokës , qoftë për arkeologjinë, qoftë për pjesën turistike dhe traditën e Sarandës . Për atë ç’ka punon edhe bashkia, është axhenda me aktivitete kulturore që do të jenë qershia mbi tortë ,gjithmonë në rast se covidi nuk do te ekzistojë “, shprehet Çipa
Sezoni i vitit që po lëmë pas, megjithëse nuk realizoi dëshirat e sarandiontëve për zhvillimin turistik, nuk i step ata nga hartimi i planeve për sezonin e ardhshëm.