E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mirëmbajtja rrugore gjatë sezonit të dimrit, Balluku: Të gjitha kapacitetet në gatishmëri për të përballuar situatën

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur tashmë zbatimin e planit të masave për mirëmbajtjen dimërore të akseve rrugore, për të garantuar një qarkullim pa probleme dhe të sigurt të automjeteve në të gjitha segmentet rrugore në vend gjatë stinës së dimrit. Plani i masave përfshin angazhimin e afro 500 mjeteve, borëpastruese dhe mjetet të tjera të rënda, ndërsa janë rezervuar afro 5 mijë tonë kripë që do të hidhen në rrugë, për të eliminuar ngricat si dhe afro 1200 punonjës, të cilët janë në gatishmëri në të gjithë vendin. Që prej datës 15 nëntor janë ngritur shtabet e emergjencës në drejtoritë rajonale dhe atë qendrore ku raportohet gjatë 24 orëve lidhur me problematikat dhe situatën në akset rrugore. 

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ishte në Kukës, nga ku theksoi se bashkëpunimi me ARRSH i bashkive do te jetë i madh dhe bëri me dije edhe kalim i mirëmbajtjes së rrugës Kukës Shistavec drejt arrdhjes.“Është shumë e rëndësishme dhe duhet theksuar që bashkëpunimi i Bashkisë me Autoritetin Rrugor Shqiptar është një pjesë shumë e rëndësishme, sidomos në zonat të cilat e kanë edhe problematikën e motit të përkeqësuar, siç është zona e Kukësit, Ersekës apo Korçës. Sigurisht ne bëjmë punën, i kemi të gjitha fuqitë edhe mundësitë për ta përballuar, por bashkëpunimi me Bashkinë është shumë i rëndësishëm pasi ARRSH-ja shpesh herë mund t’ju vijë dhe ju në ndihmë për gjithçka që keni nevojë”, tha Balluku.
Po shkohet  drejt përfundimit të aeroportit të Kukësit, theksoi ministria Balluku. “Qeveria Shqiptare ka një fokus të veçantë në Kukës. Ne po shkojmë drejt përfundimit të aeroportit të Kukësit, që dukej deri para pak kohësh si një utopi, por ja që është e vërtetë dhe do dorëzohet brenda pranverës së vitit 2021. Sapo kemi mbaruar procedurën e ndërtimit të rrugës, e cila do të lidh qytetin me aeroportin e Kukësit pasi nuk e kemi pasur këtë rrugë dhe duke qenë se aeroporti po ecën me ritme të shpejta do duhet që kjo rrugë t’i përgjigjet sa më shpejt për të pasur një akses duke mos kaluar më brenda qytetit”, u shpreh Balluku

Sa i takon shqetësimit të ngritur nga kryebashkiaku Gjici lidhur me furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Kukësit, ministrja Balluku bëri të ditur se ndërtimi i ujësjellësit të ri është një nga prioritetet qe do te realizohet shpejt. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›