Sarandë-Vijojnë investimet në infrastrukturë, ka nisur puna për ndërtimin e terminalit

Qyteti i Sarandës gjatë vitit 2024 do të jetë një nga qytetet më në qendër të vëmendjes nga ana e bashkisë ,për të siguruar kushte sa më optimale në infrastrukturë .
Shefja e kabinetit, Eliana Shkurti u shpreh se “po punohet intensivisht për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes ose ndryshe agjensia e udhëtarëve, e cila do të ndikojë drejtpërdrejtë në lehtësimin e trafikut të qytetit” .
Ndër projektet që po realizohen aktualisht në Sarandë janë dhe rikualifikimi I rrugëve “Mitat Hoxha” “Abedin Dino”, rehabilitimi i Sheshit “Europa” dhe parkut “Miqësia” si dhe është dukë u punuar për projekte rivitalizimi në Ksamil.
Ndërkohë në kuadër të ndërhyrjeve për lëvizshmërinë urbane në bashkinë Sarandë pritet që të fillojë edhe rehabilitimi i disa prej kryqëzimeve kryesore të qytetit, për të ofruar zgjidhje të integruara për lëvizjen e çdo qytetari.
RTSH