Sarandë, aksidentivdes 78-vjecariplagoset një tjetër
SARANDë- Aksident i rëndë në hyrje të Sarandës. Mjeti tip Benz me targë SR 18 22 B që ishte duke udhëtuar në drejtim të Ksamilit me drejtues shtetasin Zenun Mero, 60 vjeç banor i Ksamilit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë në një lartësi rreth 30 m.
Gjatë daljes nga rruga mjeti ka marrë përpara një kalimtar 78 vjecar, Koço Nika, i cili është tërhequr zvarrë nga automjeti dhe ka pësuar godititje në kokë, duke humbur më pas jetën gjatë transportimit për në spital.
Drejtuesi i mjetit, Zenun Mero 60 vjeç nga rënia poshtë e mjetit është plagosur rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në repartin e kirurgjisë në spitalin e Sarandës. Për shtetasin Zenun Mero për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, është marrë masa e ndalimit nga komisariati i Sarandës.
(m.a/News24/BalkanWeb)