E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy partitë e mëdhabashkojnë votat nëligjin për faljen

TIRANE- U arrit konsensusi mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe atyre të opozitës, për projektligjin e faljes. Ky projektligj nuk do të cënojë kompetencat e Presidentit, por do të strukturojë më mirë rolin e Ministrisë së Drejtësisë e cila do duhet të propozojë kërkesat për falje.
Projektligji ndalon të dënuarit me burgim të përjetshëm të kërkojnë falje ndërsa për ata që kanë kryer krime të rënda falja nuk mund të bëhet pa kaluar minimalisht 1/3 e dënimit.
Ndërkohë dhënia e faljes mund të kërkohet nga persona të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e rëndë , nga gratë shtatzëna, të dënuarit të cilët kanë qenë të mitur në kohën e krimit etj.
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, përfaqësuesit e opozitës kërkuan gjithashtu që personat juridikë të mos kenë të drejtën e kërkesës së faljes, të zgjatet afati kohor i kthimit të përgjigjes nga ana e Presidentit si dhe të shihet me vëmendje raporti i personit të falur me familjarët e viktimës.
Për ish ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj duhet bërë kujdes që të shihet me vëmendje përthithja që shoqëria ka për individin që do të falet.
Ligji për faljen është konsideruar nga ekspertët si një nga ligjet më të rëndësishme për vendin në rrafshin juridik dhe moral.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›