E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sarandë, bashkia shpërndan ndihma për familjet e Çukës të prekura nga përmbytjet

Bashkia e Sarandës ka ndërhyrë për të ndihmuar familjet e fshatit Çukë, të cilat u prekën nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Ekipet e bashkisë kanë shpërndarë batanije dhe çadra për banorët, duke ofruar mbështetje për të kaluar situatën e vështirë dhe për të siguruar strehim të përkohshëm për familjet e dëmtuara.

Situata nga moti i keq në vend, me shira të shumtë dhe daljen nga shtrati të lumenjve, vijon të jetë problematike në disa zona. Ministri i Mbrojtjes, së bashku me kryetarin e bashkisë së Sarandës dhe përfaqësues të strukturave lokale, vizituan zonën e Çukës, ku ka filluar puna për mbylljen emergjente të argjinaturës së Bistricës së Madhe.

Ndërkohë, në Fier dhe Lushnje ka toka bujqësore të përmbytura, ndërsa në  Memaliaj, 20 fshatra janë ende pa energji.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›