Sarandë, baza socialiste bëhet gati për protestat

Gjithsesi, pritja nuk është përkthyer si pritshmëri, pasi kjo periudhë po përdoret për t’i vënë argumente konkrete reagimit opozitar, që vjen nga shqetësimet dhe hallet e shtuara të qytetarëve.
Këtë ka bërë asambleja socialiste e Sarandës, në prani edhe të deputetes Luiza Xhuvani, duke identifikuar disa nga shqetësimet më madhore që kalon komuniteti dhe qyteti, probleme të sjella nga përditshmëria e tij.
Kryetarja e asamblesë së PS, Rajmonda Gjoni, tha se kjo strukturë shprehu mbështetjen ndaj qëndrimeve politike të lidershipit të PSSH në tërë trajektoren e vet, ndërkohë që u vu në dukje mënyra se si e koncepton atë anëtarësia.
Ajo u shpreh se edhe më e rëndësishme se kjo, ishte problematika konkrete që erdhi në asamble nga shqetësimet e raportuara nga komuniteti.