E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS-LSI, t ndara n takimin e PSE-s

Vështrimi i të majtës shqiptare mbi krizën politike në vend mund të transferojë paradoksin e përplasjes së saj edhe në tryezat e socialistëve europianë.

Kështu, në datat 30-31 mars, në Sarajevë pritet të zhvillohet një aktivitet i gjerë politik i partive socialiste europiane që nga Shqipëria do të ketë si të ftuar ndër të tjera drejtuesit e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

është e pritshme që debatet dhe fërkimet që ndajnë tanimë këto dy parti politike të së majtës shqiptare të projektohen në diskutimet e këtij aktiviteti, qoftë edhe pse përfaqësues të PSE në Parlamentin Europian janë angazhuar në zgjidhjen e krizës shqiptare.

Nga ana tjetër, është vetë tema e aktivitetit në fjalë “E majta dhe rajoni i Ballkanit”, që bart mundësi potenciale për një riprodhim të ndasive shqiptare në Bosnjë.

Në kërkim të një zgjidhjeje të kënaqshme, paradoksalisht aleatët e dikurshëm janë vënë së fundmi në një garë për të fituar përkrahjen ndërkombëtare edhe të socialistëve europianë, si një faktor me peshë në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›