Sarandë, fshati Shelegar pa rrugë

Banorët e fshatit Shelegar në bashkinë e Sarandës prej gati 30 vitesh po përballen me probleme për shkak të mungesës së rrugës që të çon në lagjet e fshatit. Kështu ata vështirësohen në jetën e tyre të përditshme pasi jo vetëm makinat por edhe këmbësorët e kanë të vështirë të kalojnë aty për shkak të dëmtimit të saj nga kalimi i viteve.
“Me rrugën kemi probleme, do shtruar, jemi vetëm një kilometër afër Sarandës. Ka që kur kemi ardhur këtu, na vështirëson shumë. Kjo rrugë është as 1 kilometër. Kemi kërkuar zgjidhje por asgjë s’është bërë akoma. Makinat e kanë të vështirë të kalojnë rrugën dhe kërkojmë të shtrohet”, shprehet një banor.
“Problem kryesor është rruga se kemi 30 vite demokraci, e kemi mirëmbajtur me të ardhura tonat, nuk duam lekë, rrugën kërkojmë, mos të na shkeli më këmba në baltë. Makinat e kanë të vështirë, prishen këtu”, shprehet një tjetër.
Në fshatin Shelegar aktualisht jetojnë më shumë se 250 familje të cilat kërkojnë sa më shpejt zgjidhjen e këtij problemi.