E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, goditi me grushte policin për shkak të detyrës, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për goditjen e një punonjësi policie është kapur dhe ndaluar nga efektivët e Sarandës.

Policia ka arrestuar 27-vjeçarin A. R., banues në Sarandë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më 17 korrik 2026 ka goditur me grushte një punonjës policie të Komisariatit të Sarandës, shtetasin M. V., gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas ndalimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›