Sarande java per amerine
Ne Sarandë për 3 netë kënga dhe vallja çame ka mbretëruar në skenë, duke krijuar plot emocione për publikun, banorë e pushues. Festivali i 6 të për këngën dhe vallen çame ështe shndërruar tashmë në traditë të përvitshme në qytetin jugor, duke përkuar edhe me pikën kulmore të veprimtarive “Java për Çamërinë”. Në dy netët e para të festivalit kanë interpretuar grupe dhe këngëtarë nga gjithë hapësira shqiptare. Grupe të Sarandës, Vlorës, Tepelenës, Junikut, Fush Kosovës, dhjetëra këngëtarë popullore të cilët interpretuan këngë dhe valle nga krahina të ndryshme ku dominojnë vallet e këngët për çamërinë. Organizatorë të festivalit janë Unioni Mbarëkombëtar Shqiptar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Grupi çam i Markatait spikati në natën e parë me vallen e Osman Takes, një valle ku gërshetohen brezat dhe tradita e kërcimit. Vajzat e hirshme të Fushë Kosovës dhe këngëtarët popullore shënuan emocione të plota për publikun.