E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehen ne toke astronautet kineze

Janë kthyer në tokë austronautët kinezë pas një qëndrimi 13 ditor në hapësirë. Astronautët, duke përfshirë dhe gruan e parë austronate në historinë e Kinës, e cila shkon në hapësirë kanë bërë një udhëtim të suksesshëm. Misioni është një hap kyç drejt qëllimit të Kinës për të ndërtuar një stacion në hapësirë deri në vitin 2020.
Kryeministri Ëen Jiabao përshëndeti misionin dhe e cilësoi atë si një sukses të plotë. "Ky është një tjetër kontribut nga populli kinez në përpjekjet e njerëzimit për të eksploruar hapësirën,"Tre astronautët u kthyen në anijen Shenzhou 9 të enjten dhe te gjithe ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Ekuipazhit ishte i përbërë nga tre persona komandanti Jing Haipeng dhe dy astronaut të tjerë. Mes tyre dhe Liu Uang, e para femër, e cila u përzgjodh për këtë mission dy vjet më parë falë kualifikimeve të saj. Shenzhou-9 ishte nisur më 16 qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›