Sarandë, nis ndërtimi i fshatit turistik në Kakome
Nga Besian Ajazi
Prej tete ditesh ne Kakome te Sarandes ka nisur puna per ngritjen e fshatit turistik. Sipas perfaqesuesve te firmes "Riviera", banoret nuk jane me problem madje po bashkepunojnë duke u punesuar.
SARANDE-Në 80 hektarët e fshatit Kakome ka nisur të konturohen kufijtë e transferimit në fshat turistik. Janë rreth 80 punëtorë e specialistë, 4 skrepa e çekiça dhe disa makina të rënda vetëshkarkuese, që janë përfshirë në punën për ngritjen e trasesë së rrugës, bërjen e rrethimit, përshtatjen e një ndërtese ekzistuese që do të shërbejë si qendër e adiministratës dhe menazhimit.
Inxhinjeri i firmes "Riviera"Luftar Limaj shprehet per News 24 se “banorët jo vetëm qe nuk jane me pengese por disa prej tyre kanë kërkuar edhe të punësohen nga firmat ndertuese te fshatit turistik”.
Deri më tani puna për ndërtimin e fshatit turistik në Kakome ka vijuar normalisht dhe pa asnjë incident. Policia private “So Vip” shërben 24 orë në kantieret e ndërtimit duke garantuar siguri.
(d.b/News24/BalkanWeb)