E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria vjedh shqiptarët me faturat e KESH

PS akuzoi sot qeverinë dhe OSSH për vjedhje masive të shqiptarëve me faturat e energjisë elektrike. Sipas nënsekretarit për programin Ilir Beqja, muaji dhjetor sipas faturave te shpërndara shqiptareve figuron me 43 dite. 

TIRANE-Partia Socialiste denoncoi publikisht vjedhjen që sipas këtij subjekti po u bëhet shqiptarëve nga qeveria dhe OSSH. Nënsekretari për programin Ilir Beqja bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp se “Në muajin dhjetor OSSH e thelloi grabitjen. Sipas faturave të muajit dhjetor, periudha e faturimit nuk është 31 ditë, por 43 ditë duke rritur në mënyrë abuzive pjesën e konsumit mujor mbi 300 kiloëat”.
Beqja theksoi se edhe pas 42 muajsh qeverisje, kryeministri Berisha nuk përmbushi premtimet që u bëri shqiptarëve për energjinë elektrike.
“Sali Berisha premtoi furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike dhe pas 42 muajsh qe i paaftë ta përmbushë këtë angazhim. Sali Berisha premtoi përfundim të faturimit aforfe të energjisë elektrike dhe dhe pas 42 muajsh qe i paaftë ta përmbushë këtë angazhim”.

“Dhe si të mos mjaftonin telashet që kanë shqiptarët në furnzimin me energji elektrike, qeveria e Sali Berishës nëpërmjet mashës OSSH grabit sistematikisht buxhetet familjare shqiptare me faturat e energjisë elektrike”.
Në emër të PS, Beqaj i kërkoi kryeministrit “të mos zhytet më thellë në grabitje në këta më pak se 6 muaj që i kanë mbetur në detyrë”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›