Sarandë, të rinjtë improvizojnë disko në shkollë, denoncohen
SARANDë- Dëfrime të dyshimta duket se kanë zënë vend në një nga klasat e shkollës 9-vjecare të komunës Aliko në Sarandë këto netë të muajit gusht. Janë mësues të shkolis dhe përfaqësues të komunës ata që japin alarmin se shkolla po kthehet në diskotekë klandestine, ku protagonistë të mbrëmjeve pa protokoll janë vetë nxënësit e mitur të kësaj shkolle.
Në muret e jashtme të godinës me spraj janë bërë mbishkrime të ndryshme si, “Pao 13”, mbishkrim ky që lidhet me një episod të dhunshëm, i ndodhur vite më parë në një nga stadiumet e Greqisë dhe që ka kushtuar me jetët e 13 njerëzve, por edhe hieroglife e simbole të tjera të padeshifrueshme. Fenomeni ka shqetësuar zyrtarët vendorë.
Gjendja e krijuar në shkollën e Alikos është denoncuar në komisariatin e policisë së rrethit Sarandë, nga drejtoresha e zyrës arsimore Lina Vasa, ku menjëherë ka nisur hetimi për situatën e krijuar. Godina e shkollës në fshatin Aliko është ndërtim i vitit 1975. Në të mësojnë sot rreth 50 nxënës.
(m.a/News24/BalkanWeb)