E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande, vazhdon prishja e ndertimeve pa leje ne Ksamil

SARANDË- Inspektoriati i komunës Ksamil ne rrethin e Sarandes, i mbështetur nga policia e rendit, vazhdon prishjen e ndertimeve pa leje në qytezën turistike. Gjatë aksionit të nisur në zonën e njohur si ”Pema e Thatë” u rrafshuan katër objektet e ndërtuara në pronë shtetërore si objekte banimi. 

Kryetari i komunës, Besnik Abedini, tha se janë prishje që i takojnë një vendimi të komunës, pasi i kanë ndërtuar për efekt elektoral dhe këto objekte nuk përfshihen në legalizimin e pas vitit 2006. 

Leonard Muka, shef i policisë së rendit, pohon se nuk ka patur deri tani asnjë konflikt. Ka vazhduar prishja dhe nga periferia do të ndërhyhet në brendësi të qytezës. Këshilltari Flamur Lile thote se në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të komunës Ksamil këshilltarët kërkuan mosprishje gjate sezonin turistik, pasi sipas tyre, Ksamili është një zgjedhje e preferuar e turistëve nga shumë vende, çka shton te ardhurat e tyre. Por, kryetari i komunës, Besnik Abedini, theksoi se "duhen prishur tani pasi mbeten ndërtime në periudha fushatash elektorale.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›