E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia greke gjen në det babë e bir nga Vlora me varkën e prishur

speed-boatKorfuz- Roja bregdetare greke njoftoi se ka gjetur në det dy shtetas shqiptarë të humbur pak ditë më parë në detin e Vlorës.

Ndonëse ende nuk dihen detaje lidhur me këtë ngjarje, burime të Top- Channel në zonë, thanë se dy shtetasit shqiptarë tashmë ndodhen jashtë çdo lloj rreziku.

Sipas një njoftimi të rojes bregdetare helene, dy shtetasit shqiptarë, babë e bir janë gjetur në det të hapur, 60 milie në jug perendim të ishillit Paksos, në jug të Korfuzit.

Mësohet se dy shqiptarët ndodheshin në bordin e një varke në kohën që u është prishur motorri dhe janë rrëmbyer prej rrymave të detit në drejtim të jugut të detit Jon.

Ka qenë pikërisht një motoskaf i njësisë së anti-kondrabandës se distriktit të Jonit jugor i rojes bregdetare greke që i pikasi, e në vazhdim i shpëtoi dy shtetasit shqiptarë, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen publike.

Pas shpëtimit ata janë dërguar drejt ishullit të Paksosit, e në vazhdim pritet të ekzaminohen prej mjekëve. Për momentin, atyre iu është dhënë ujë dhe ushqim dhe sipas burimeve gjendja e tyre duket e mirë.

Autoritetet greke kanë njoftuar edhe homologët e tyre shqiptarë për rastin, ndërsa oficeri i kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Athinë, Andi Lika, po shkon drejt zonës, me qëllim dhënien e ndihmës logjistike për kthimin e tyre sa më shpejt në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›