Sarandë, zjarr në një banesë, vetëm dëme materiale
Një banese në katin e gjashtë, në lagjen nr.4, në qytetin e Sarandës është përfshirë nga flakët, per shkak të rrymës elektrike. Nga flaket e zjarrit, mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ngjarja ndodhi ditën e sotme në orën 18.00, ndërsa banesa e shtetases Teodora Kristo është shkrumbuar krejtësisht. Sipas burimeve të uniformave blu mësohet se në momentin e rrënies së zjarrit, kanë qënë në banesë dy fëmijët, perkatesisht 3 dhe 5 vjeç, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë femijet janë dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje ka mberritur zjarrfikësja dhe policia.