E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Gjirokastres Bllokohen dhjetera kilograme bime narkotike

Policia e Gjirokastres tha sot se bllokoi disa dhjetera kilograme bime narkotike ne brezin kufitar te Shqiperise me Greqine. Sipas policise kufitare te Gjirokastres dy nga personat qe transportonin lenden narkotike jane arrestuar dhe nje automjet u sekuestrua.

Policia tha se ne transportimin e lendes narkotike ishte perfshire dhe nje student i Universitetit te Gjirokastres. Policia tha se perdori kamera termike per vezhgimet gjate nates dhe arriti te identifikonte kater korrieret e narkotikeve dy prej te cileve edhe u arrestuan ne afersi te kufirit te Shqiperise me Greqine.

Sipas policise se Gjirokastres dyshohet se lenda narkotike ishte marre ne fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion tregun grek te narkotikeve.

Trafiku i narkotikeve vazhdon te mbetet forma me e perhapur kriminale ne kufirin shqiptaro-grek. Policite e te dy vendeve jane angazhuar kohet e fundit ne kontrolle te forta perfshire edhe hapesiren detare. Trafiku merr permasa sidomos gjate veres kur ne brigjet shqiptare dhe greke mberrijne mijera turiste perendimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›