E Martë, 3 Nëntor 2026

Saraqinishtë, fshati i 12 kishave. Objektet e kultit tërheqin vëmendjen e vizitorëve

Fshati Saraqinisht, që ndodhet shumë afër me parkun arkeologjik të Antigonesë është fshati i 12 kishave, që po hap dyert për mirëpritur vizitorë vendas e të huaj. Turistët që vizitojnë rajonin e  Gjirokastrës nuk kanë përjashtuar nga agjenda e tyre edhe këto objekte kulti të besimit ortodoks.

Objektet e kultit tregojnë shumë për të shkuarën e fshatit por edhe për atë të zonës në përgjithësi.

Ato janë objekte të kulturës dhe të historisë së këtij fshati. Ekzistenca e 12 kishave që datojnë që prej 6 shekujsh fakton se kjo zonë e Lunxhërisë ka një histori të hershme.

Gazetare: Boralda Gjyli       

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›