E Martë, 3 Nëntor 2026

Skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi, më 27 mars çelen aplikimet

Gjatë një takimi të zhvilluar me fermerët dhe blegtorët e Dvoranit, drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë Vullnet Gjolla ka prezantuar në detaje Skemën Kombëtare Mbështetëse në Bujqësi. Gjolla thotë se me risitë e këtij viti planifikohen më shumë përfitime për çdo fermer aplikues që plotëson kriteret.

Sipas Gjollës pritet që këtë vit të ketë më tepër përfitues nga qarku i Korçës.

Fermerët e blegtorët e Korçës të cilët kanë përfituar edhe vitet e kaluara shprehen të kënaqur nga këto masa mbështetëse.

Aplikimet për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi do të çelen në datën 27 mars.

Gazetar: Mirash Marashi

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›