Sarkozi-Dalai Lama, Kina ngre zerin

Sipas televizionit shteteror kines, zv/ministri i Jashtem, He Yafei ka derguar nje note proteste ne Paris. Nderkohe, agjencia e lajmeve “Xinhua” tha se zedhenesi i Ministrise se Jashtme te Pekinit, Liu Jianchao ka vene theksin ne rendesine e marredhenieve franko-kineze, duke kercenuar ne nje fare menyre per rrezikun e prishjes se ketyre marredhenieve.
“Kina e ka pare perhere si nje partner te mundshem afatgjate Francen”, ka nenvizuar zedhenesi. “Kembengulja e kreut francez te shtetit per te takuar Dalai Lama ka ngjallur reagimin e kinezeve. Shpresojme qe francezet te degjojne zerin e popullit kinez pa e humbur qetesine dhe maturine”, shtoi Liu.
Gjate diteve te shkuara, Pekini ka kercenuar Parisin me bojkotim te marredheniet ekonomike ne rast te nje takimi mes Lamas dhe Sarkozi, pasi lideri tibetian konsiderohet si nje individ separatist.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code