Sarkozi bën thirrje për “ribërjen e Evropës”

Gjatë një fjalimi para mbështetësve të partisë së tij në qytetin jugor të Toulon-it, Sarkozi tha se do të takohet të hënën me Merkelin në Paris për të shpallur planin e përbashkët për daljen nga kriza. Ky takim do të mbahet para takimit të liderëve evropianë që do të bëhet me 9 dhjetor.
Presidenti francez tha se euroja nuk mund të ekzistojë më nëse ekonomitë e eurozonës nuk veprojnë së bashku.
“Le të mos e fshehim, Evropa mund të shkundet nga kriza nëse nuk ndryshon”, tha Sarkozi duke shtuar se “Evropa duhet rimenduar, rithemeluar. Është urgjente. Bota nuk do të presë për Evropën. Nëse Evropa nuk ndryshon shpejt, historia e saj do të shkruhet pa të. Kjo është bindja e Francës dhe e Gjermanisë”.
Ai tha gjithashtu se ka nevojë për më shumë disiplinë financiare dhe sanksione për vendet që nuk kryejnë detyrimet e tyre./Start/F. P/
2011-12-02 08:47