E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, plagoset një shtetas me kallashnikov

 Policia lokale bëri me dije se ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në një disko të qytetit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Rundin Haxhia.

Ai ishte badigard në disko. Policia bëri me dije se ky shtetas ishte plagosur edhe një herë tjetër në vitin 1997. Pas ngjarjes, i lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat. /Start/

                                                                                             2011-12-02 09:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›