Sarkozy Gabim qe pranuam Greqine ne Eurozone

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e cilësoi si një gabim të rëndë lejimin e Greqisë që të futej në Eurozonë në vitin 2001.
Drejtuesi i një prej dy superfuqive të monedhës së përbashkët, u shpreh se Athina zyrtare nuk ishte e gatshme atëherë për të përshtatur euron, por shtoi se marrëveshja e arritur ditën e enjte shpëtoi Europën nga kriza.
E menjëhershme përgjigjia e autoriteteve greke, me Ministrin e Jashtëm të vendit që u shpreh se “Athina nuk është burimi i krizës dhe se se asnjë vend nuk duhet të konsiderohet si një “dele e zezë””.
Pala greke nuk mendon se shndërrimi në “dele të zezë” i ndonjë vendi të caktuar do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve europiane
Stavros Lambrinidis
Ministri i Jashtëm i Greqisë Deklarata e Sarkozy u bë në një intervistë të transmetuar në një television francez. “Pranimi i Greqisë në Eurozonë ishte një gabim, pasi vendi falsifikoi shifrat dhe të dhënat e tij ekonomike pasi nuk ishte ende gati. Nëse BE do të kishte lejuar që Greqia të falimentonte, atëherë do të ndodhte një efekt domino, i cili do të kishte patur efekte të pallogaritshme për të gjithë. Marrëveshja e Brukselit shpëton vendin nga një katastrofë e vërtetë”, u shpreh Sarkozy.
Duke reaguar pas kësaj deklarate, Ministri i Jashtëm Grek, Stavros Lambrinidis, u shpreh se: “Greqia është vendosur në qendër të stuhisë, por nuk jemi ne burimi i borxheve dhe defiçiteve në të gjithë Eurozonën. I njëjti problem është i ngjashëm edhe me Portugalinë, Irlandën, Spanjën dhe Italinë. Pala greke nuk mendon se shndërrimi në “dele të zezë” i ndonjë vendi të caktuar do të ndihmojë në zgjidhjen e probleneve europiane”.
Ditën e enjte, liderat e vendeve të Eurozonës arritën një marrëveshje mbi borxhet pas bisedimesh maratonë. Tre pikat kryesorë të planit përfshijnë faljen e gjysmës së borxhit grek, rikapitalizimin e bankave dhe formimin e një fondi madhor prej një trilion eurosh, për t’u përdorur si fond emergjence në rastin eventual të kolapsit ekonomik të ndonjë shteti tjetër antar.
Kriza greke
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam
Të fituarit nga kriza greke
BE miraton fondin e shpëtimit për Greqinë
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZNI, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut