Rruget ne veri Serbet i lirojne pjeserisht

Gjatë së enjtes serbët kanë liruar pjesërisht rrugët e veriut. Në magjistralen Mitrovicë – Zubin Potok që çon në portën kufitare 31 në Bërnjak, ku pranë barrikadave vetëm njëri shirit është i lirë për qarkullim, por jo për të gjithë. Vetëm KFOR-i mund ta shfrytëzojë këtë për të bërë furnizime për ushtarët e vet, ndërsa përjashtim bëjnë edhe veturat e serbëve.
Ndërsa, doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, janë dërguar sërish me helikopterë të EULEX-it në vendin e tyre të punës, në portat kufitare veriore. Megjithë hapjen e pjesshme të rrugës për në Bërnjak, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pranë tyre edhe serbët.
“Nuk e kemi mbaruar punën. Barrikadat mbeten, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë kujdestaritë në numër të njëjtë për të vëzhguar situatën. Nëse KFOR-i në ndonjë mënyrë keqpërdor këtë mundësi, qytetarët me Veriu i KosovësKosovë, Engel: KFOR të jetë më seriozVeriu, serbët hapin rrugët për KFOR-in Barrikadat, Rexhepi paralajmëron arrestime trupat e tyre do të pengojnë qarkullimin e tyre”, është shprehur gjatë së enjtes kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq.
Ndërsa, në magjistralen tjetër, atë që dërgon në portën kufitare 1 në Jarinjë të Leposaviqit, rruga nuk është lëshuar ende për qarkullim, dhe kjo konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti.
"Sa i përket rrugës magjistrale Mitrovicë - Leposaviq, përkatësisht pikës kufitare 31 Jarinjë, rruga vazhdon të jetë e bllokuar, marrë parasysh faktin që është e vendosur barrikada e betonuar në fshatin Rudarë i Vogël, ndërsa në brendi të komunës Zveçan dhe Leposaviq, rrugët janë pjesërisht të kalueshme, një shirit rrugor është i kalueshëm. Por derisa nuk largohet barrikada e betonuar në Rudarë të Vogël atëherë nuk mund të flasim për një qarkullim të lirë", thotë zëdhënësi Hoti.
Lirimi i pjesshëm i rrugëve, për qarkullim të KFOR-it në atë pjesë, është bërë pas një takimi që është zhvilluar gjatë së mërkurës ndërmjet kryetarëve ilegalë të komunave në veri, dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Ditë më parë, zyrtarë të KFOR-it patën deklaruar se “liria e lëvizjes duhet të arrihet pa asnjë kusht, për çdo kënd, dhe në çdo kohë”, dhe se sipas tyre “asgjë ndryshe nga kjo nuk është e pranueshme”. Sidoqoftë, tashmë mbetet të shihet nëse KFOR-i do të ndërhyjë që rrugët të jenë plotësisht të kalueshme dhe për të gjithë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Kosovë, “pasuria”, FOL: Zyrtarët e fshehin
Askush nuk e di saktë se pa ‘peshon’ pasuria e kryeministrin të Kosovës, kryetarit të parlamenti, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Por, edhe më i çuditshëm është fakti që edhe vetë drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ende nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularët e vitit 2010.
Marrëveshja me Serbinë, Kosova kritikon Shqipërinë
Teksa në Shqipëri diskutohej marrëveshja për lëvizjen e lirë me Serbinë, në Kosovë Kuvendi diskutonte pikërisht për problemet e lëvizjes në veriun e saj, probleme këto të cilat përkrahen nga Beogradi zyrtar.
Monografia e Rexhep Ferrit
Rexhep Ferri i takon brezit të piktorëve modernistë të Kosovës dhe është njëri ndër personalitetet më të spikatura, përkrah artistëve të tjerë të shquar të këtij brezi. Kështu deklaruan të pranishimit gjatë promovimit të monografisë së Gëzim Qëndros kushtuar akademikut Rexhep Ferri.
Dacic: Të kërkojmë hapur veriun e Kosovës
Zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic ka deklaruar se ka ardhur koha që Serbia të thotë qartë dhe fortë se qëllimi i saj është përvetësimi i serbëve në veri të Kosovës. Engel: KFOR-i, jo ultimatume të kota
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar se KFOR-i duhet të ndërmarrë veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme.
Lajmet kryesore
Jep dorëheqjen Shaban Memia?
Prej javësh në ALUIZNI, kontrolli i auditit të Kryeministrisë
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
LMN: Modernizim në PS
Mazhoranca kundër Sali Shehut