E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozy ka dashur ti shet Gaddafit një reaktor bërthamor

Ish-shefja e grupacionit francez bërthamor Areva, An Loverzhon, ka akuzuar presidentin e Francës, Nicolas Sarkozynë, se ka tentuar t’i shesë Libisë teknologji bërthamore, sa ishte në pushtet diktatori Muammar Gaddafi.

Sarkozy, siç theksoi ajo, në këtë drejtim ka punuar deri në verën e vitit 2010.

Loverzhon theksoi se Sarkozy në korrik të vitit 2007 ka propozuar që një reaktor bërthamor ti shitet qeverisë së Gaddafit, me qëllim të pastrimit nga kripa të ujit të detit. Ajo më tutje shtoi se e ka kundërshtuar këtë ide.

“Shteti, i cili është dashur të jetë i përgjegjshëm, e ka mbështetur këtë çmenduri. Vetëm paramendoni se çfarë ka mundur të ndodhë, po të ishte realizuar kjo tregti”, theksoi Averzhon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›