Goli i Shaqirit, 2 milionë klikime në Youtube!

Super-goli i shënuar nga Xherdan Shaqiri ndaj Luzernit e ka bërë xhiron në mbarë botën. Goli i realizuar në stilin gërshërë ia solli barazimin e vlefshëm Baselit, i cili është shumë afër që ta fitojë sërish kampionatin zviceran.
Derisa të hënën, në harkun prej dy ditësh, goli i tij ishte shikuar nga 700 mijë njerëz në Youtube, kjo shifër tashmë është trefishuar. Sipas magazinës zvicerane ‘Blick’, goli i Shaqirit deri të martën, në periudhën treditëshe, është shikuar nga mbi dy milionë njerëz.
Natyrisht, kjo shifër pritet të rritet ende, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë të shikueshmërisë. Pasi e kanë parë këtë gol fantastik dhe të rrallë, tifozët e Bayernit e presin me padurim 20 vjeçarin në Allianz Arena.
Goli i Shaqiri