E Diel, 1 Nëntor 2026

Schalke kërkon fitoren në tavolinë me Gallatën!

Skuadra gjermane Schalke është ankuar në UEFA për prezencën në fushë të Didier Drogbës në ndeshjen me Galatasarayn. Schalke 04 që ka trokitur në dyert e institucionit për të denoncuar aktivizimin e Didier Drogba nga ana e Galatasaray.

Në përfundim të ndeshjes së luajtur në Stamboll që përfundoi në barazim 1-1, klubi gjerman e ka parë me skepticizëm aktivizimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë për shkak të teserimit të tij që krijoi jo pak zhurmë.

Lojtari u largua nga kinezët e Shanghai Shenhua në merkaton e dimrit duke firmosur një kontratë 18 mujore me klubin turk. Por nga ana tjetër, skuadra aziatike e kontestoi këtë transferim duke deklaruar se i kishte ende ajo të drejtat e aktivizimit të tij.

Nëse ankesa aprovohet, Schalkes mund ti regjistrohet fitorja me rezultat 0 me 3 nga ndeshja e parë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›